Thaçi nuk e ‘dorëzon’ shefin e AKI-së

Thaçi nuk e ‘dorëzon’ shefin e AKI-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është bindur urdhrit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar këtë post, me pesë ditë vonesë. Por zyrtari tjetër që të premten e kaluar u “lirua nga detyra” prej kryeministrit – drejtori i AKI-së, Driton Gashi – vazhdon të mbetet në detyrë, i mbrojtur nga presidenti Thaçi, […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është bindur urdhrit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar këtë post, me pesë ditë vonesë. Por zyrtari tjetër që të premten e kaluar u “lirua nga detyra” prej kryeministrit – drejtori i AKI-së, Driton Gashi – vazhdon të mbetet në detyrë, i mbrojtur nga presidenti Thaçi, pajtimi i të cilit është i domosdoshëm për shkarkimin e kreut të AKI-së, shkruan sot Koha Ditore.

Largimi i Sefajt dhe i Gashit është kërkuar nga Haradinaj pas skandalit me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Në letrën e dorëheqjes, Sefaj, tashmë ish-ministër, ka thënë ta ketë informuar kryeministrin e Kosovës në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

Për dorëheqjen e tij fillimisht ka njoftuar partia së cilës i takon. AKR-ja, përmes një komunikate ka thënë se Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën e AKI-së, institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës. “Sa i përket informimit të kryeministrit për këtë proces, AKI-ja obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin