Surroi thotë që ‘gylenistët’ u çuan drejt vdekjes për një grusht parash e votash

Në një shkrim të titulluar “Marre” e të publikuar në portalin Koha, Flaka Surroi ka kritikuar liderët e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti presidentin Thaçi, për dy zhvillimet e javës së fundit në vend, përcjell Periskopi. Surroi është e bindur se arrestimi i drejtorit të zyres për Kosovën në qeverinë e Serbisë […]
Në një shkrim të titulluar “Marre” e të publikuar në portalin Koha, Flaka Surroi ka kritikuar liderët e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti presidentin Thaçi, për dy zhvillimet e javës së fundit në vend, përcjell Periskopi.
Surroi është e bindur se arrestimi i drejtorit të zyres për Kosovën në qeverinë e Serbisë ishte një inskenim – bazuar në mënyrën sesi ‘defiloi’ policia para stacionit të policisë në Kosovë.
Ajo thotë se edhe prapa vendimit për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi ishte i përfshirë një lider nga Kosova – duke iu referuar në këtë pjesë vetë Thaçit. Sipas saj, ata shtetas turq janë dërguar në gojë të ujkut. Surroi thotë se është ndier me turp që është shtetase e Kosovës, një vend që me kaq lehtësi “mund t’i çojë njerëzit mbase edhe në vdekje.”
Lexoni shkrimin e plotë në linkun që vijon: https://www.koha.net/veshtrime/84803/marre/












