Studimi më i ri: Njerëzit prodhojnë qeliza të reja gjatë gjithë jetës së tyre

Studimi më i ri: Njerëzit prodhojnë qeliza të reja gjatë gjithë jetës së tyre

  Njerëzit vazhdojnë të prodhojnë neurone të reja në një pjesë të trurit që përfshin të mësuarit, kujtesën dhe emocionet, gjatë gjithë jetës së tyre, zbuluan shkencëtarët, duke iu kundërvënë teorive të mëparshme që numri i tyre ndalet pas adoleshencës. Shumë prej neuroneve të reja prodhohen në hippocampus gjatë periudhës së foshnjërisë, por ka qenë […]

 

Njerëzit vazhdojnë të prodhojnë neurone të reja në një pjesë të trurit që përfshin të mësuarit, kujtesën dhe emocionet, gjatë gjithë jetës së tyre, zbuluan shkencëtarët, duke iu kundërvënë teorive të mëparshme që numri i tyre ndalet pas adoleshencës.

Shumë prej neuroneve të reja prodhohen në hippocampus gjatë periudhës së foshnjërisë, por ka qenë çështje e debatit të nxehtë nëse kjo vazhdon në moshë madhore – dhe nëse po, nëse kjo normë bie me moshën siç shihet tek minjtë apo tek primatët jo njerëzor.

Megjithatë, disa studime kanë gjetur se neuronet e reja janë zhvilluar edhe tek njerëzit e vjetër, e thotë studimi më i fundit, duke supozuar se neuronet e reja në hippocampus ishin të padeklarueshme deri në adoleshencë, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Tani një grup tjetër shkencëtarësh kanë botuar hulumtime që e rrëzojnë këtë teori, duke zbuluar se neuronet e reja prodhohen në këtë rajon të trurit tek të rriturit njerëzorë dhe nuk reduktohet kur rritet mosha. Të gjeturat, sipas studiuesve mund të ofrojnë kushte të mira për krijimin e një trajtimi më të mirë të sëmundjes së Alzhaimerit dhe problemeve tjera psikike.

“Pjesa emocionuese është se neuronet janë atje gjatë gjithë jetës”, tha Dr Maura Boldrini nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork dhe autorja e parë e studimit të ri të botuar në revistën “Cell Stem Cell”. “Duket se në të vërtetë njerëzit janë të ndryshëm nga minjtë – ku [prodhimi i neuroneve] zbret me moshën kur rritet – dhe kjo mund të thotë se ne kemi nevojë për këto neurone për aftësitë komplekse të të mësuarit dhe reagimet kognitive të sjelljes ndaj emocioneve”.

Boldrini dhe kolegët e saj shikuan hippokampusin e 28 burrave dhe grave mes moshave 14 dhe 79 vjeç, të grumbulluar vetëm disa orë pas kishin vdekur. E rëndësishmja, vë në dukje Boldrini, të gjithë individët ishin të shëndetshëm para vdekjes, ndryshe nga shumë studime të mëparshme.

Duke përdorur një numër teknikash, ekipi shqyrtoi shkallën e formimit të enëve të gjakut të ri, volumin dhe numrin e qelizave gjatë fazave të ndryshme të pjekurisë, në një zonë të njohur si gyrus dentate – rajoni i hippokampusit ku prodhohen neurone të reja.

“Sipas studimeve të minjve ekzistojnë këto qeliza burimore pluripotente që janë një grumbull qelizash që normalisht nuk bëjnë asgjë, ato janë të qeta dhe pastaj ato mund t’i nënshtrohen ndarjes”, tha Boldrini, duke shtuar se disa studime kanë sugjeruar se ato mund të lindin një grumbull qelizash të pafundme, të njohura si ‘nëna e qelizave’.

Ekipi zbuloi se nivelet e këtyre “qelizave të nënës” ranë me rritjen e moshës në pjesën e përparme dhe të mesme të dentate gyrusit. Megjithatë, nivelet e qelizave që ato prodhojnë nuk pakësohen, me ekipin që gjetën mijëra të reja./Periskopi/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve