Studim: Patatet e ëmbla ishin të pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz

Studim: Patatet e ëmbla ishin të pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz

Studiuesit kanë zbuluar se patatet e ëmbla ishin të pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz. Kjo lloj perime kishte udhëtuar nga kontinentin amerikan në Polinezi vetvetiu. Kjo mund të jetë ndodhur për shkak të erërave, zogjve, ujit ose forcave tjera natyrale. Më herët, shkencëtarët kishin menduar se ishin njerëzit ata që sollën bimën në […]

Studiuesit kanë zbuluar se patatet e ëmbla ishin të pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz.

Kjo lloj perime kishte udhëtuar nga kontinentin amerikan në Polinezi vetvetiu.

Kjo mund të jetë ndodhur për shkak të erërave, zogjve, ujit ose forcave tjera natyrale.

Më herët, shkencëtarët kishin menduar se ishin njerëzit ata që sollën bimën në Polinezi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se patatja e ëmbël ishte e pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz dhe se patatja kishte udhëtuar në rajonin e Polinezisë nga Amerika vetvetiu, pa intervenimin e njerëzve.

Zbulimi është e kundërta e asaj që mendohej në teorinë e mëhershme për lidhjet e kontinentit amerikan dhe Polinezisë para kohës së Kolombos.

Profesori Robert Scotland nga Oxfordi, i cili ka zhvilluar studimin e ri, thotë se ekipi i tij ka zbuluar se patatate e ëmbla janë më të hershme se njerëzimi.

Nga studimi i ADN-së është gjetur se patatja e ëmbël i takon periudhës prej para më shumë se 800 mijë vjetësh.

Më herët studiuesit kishin kërkuar përgjigjen se si patatja me origjinë nga Amerika, ishte përhapur në Polinezi kur evropianët e parë arritën atje.

Sipas studimeve të mëhershme sugjerohej se ekzistenca e patates së ëmbël në Polinezi ishte provë për kontaktet para evropiane ndërmjet banorëve të Polinezisë dhe Amerikës.

“Analizat filogjenetike të sekuencave të ADN-së nxorën pemë familjare që ishin në konflikt, por studiuesit thanë se provat kontradiktore janë për shkak të rolit të dyfishtë të Ipomoea trifida. ‘Patatja e ëmbël u ngrit nga I. trifida dhe më vonë u hibridizua me I. trifida për të prodhuar një linjë tjetër të pavarur të patates së ëmbël,” thuhet në raport.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve