Shpenzimi i pakontrolluar i rezervave të shtetit, reagon FMN

Shpenzimi i pakontrolluar i rezervave të shtetit, reagon FMN

Shpenzimi i pakontrolluar i pjesës dërmuese të rezervave shtetërore për vetëm tre muaj nga Qeveria e Kosovës ka ngritur alarmimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për […]

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për t’i mbuluar faturat e papaguara të serbëve në veri, raportin e publikuar nga Banka Botërore që nxjerr Kosovën ndër vendet që ka shënuar progres prej 9,2 për qind në punësim, si dhe rrezikun që disa skema sociale mund t’ia shkaktojnë buxhetit të shtetit.

Për fillimin e shpenzimeve të rezervave shtetërore brenda një periudhe tremujore Vermeulen ka këshilluar që të kufizohet përdorimi i tyre vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura.

“Buxheti i Kosovës gjithashtu lë mënjanë një shumë të vogël që nuk është e rezervuar dhe jep fleksibilitetin e nevojshëm për t’u marrë me ngjarjet e paparashikuara. Në praktikë ka shumë presion për ta përdorur këtë shumë për t’i financuar nismat e reja të shpenzimeve, duke minuar kështu qëllimin e saj. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e rezervës tashmë është përdorur në fillim të vitit fiskal. Në këtë kontekst, ne mendojmë se është e rëndësishme të kufizohet përdorimi i këtyre fondeve vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura”, ka thënë Vermeulen.

Ai thotë se shumë vende e kanë një rezervë të rastit apo të paparashikuar në buxhetin e tyre për t’i mbuluar shpenzimet urgjente pa i rrezikuar planet buxhetore.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin