Shefi i AKI-së duhet të zgjedhet para muajit Maj

Shefi i AKI-së duhet të zgjedhet para muajit Maj

Zyrtarë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se afati ligjor për emërimin e një drejtori të ri të AKI-së skadon pas 20 ditësh pas dorëheqjes së ish-drejtorit. Driton Gashi ka dhënë dorëheqje më 10 prill 2018, shkruan sot Gazeta “Zëri”.  Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tash e dy javë ka mbetur në pritje […]

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tash e dy javë ka mbetur në pritje të presidentit Hashim Thaçi që ta propozojë një emër për shefin e ri të AKI-së, propozim ky i cili kërkon edhe miratimin e Haradinajt.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë prejse drejtori i AKI-së Driton Gashi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, në pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ende nuk është emëruar askush.

Për ta zëvendësuar Gashin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë afat 20 ditë që nga dita kur ish-kryespiuni i Kosovës ka lënë zyrtarisht detyrën.

Përderisa nga Presidenca nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërkohë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së kanë bërë të ditur se Komisioni është totalisht i painformuar për punën e AKI-së, pasi që askush nga ky institucion, siç kanë thënë ata, nuk ka raportuar para Komisionit.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj