Shala: Kosova nuk udhëhiqet me telefonata bazuar në jaranitë e vjetra

Haxhi Shala ka thënë se Republika e Kosovës i ka institucionet e veta, dhe nuk mund të udhëhiqet nga dikush tjetër, duke iu referuar kërcënimeve të Erdoganit ndaj kryeministrit Haradinaj. Shala ka thënë se Kosova nuk mund të udhëhiqet me telefonata. “Vendi nuk udhëhiqet me telefonata, bazuar në jaranitë e krijuara më herët. Kosova ka […]
Shala ka thënë se Kosova nuk mund të udhëhiqet me telefonata.
“Vendi nuk udhëhiqet me telefonata, bazuar në jaranitë e krijuara më herët. Kosova ka institucionet e veta” ka thënë Shala në RTV Dukagjini, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë duhet të ruhen, dhe e ka cilësuar si të çuditshëm reagimin e Erdoganit.
Presidenti turk Erdogan njihet për raportet e shkëlqyeshme me presidentin Thaçi. Madje në deklarimet e tij ai i referohet Thaçit si ‘vëlla’./Periskopi/












