Rusia nuk i pranon rezultatet e hetimit anglez për Skripalin

Rusia nuk do të njohë rezultatet e hetimit të incidentit në qytetin anglez Salisbury, në qoftë se në hetim nuk marrin pjesë edhe ekspertë rusë, njoftoi sot përfaqësuesi i përhershëm rus në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK), Alexander Shulgin. “Përsëri ne tregojmë për nevojën për një hetim të plotë. Ne nuk do të […]
“Përsëri ne tregojmë për nevojën për një hetim të plotë. Ne nuk do të njohim rezultatet e hetimit, në qoftë se aty nuk marrin pjesë ekspertë rusë”, tha Shulgin për “Rosi-1”.
Britania e Madhe e mbështetur nga aleatët e saj Perëndimor në njërën anë dhe Rusia në anën tjetër, janë përfshirë në dëbimin e diplomatëve pas helmimit me agjent nervor të ish agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia












