Roma nuk pyet për short, e cakton kundërshtarin e Champions League vetë (Foto)

Roma e ka caktuar Liverpoolin si kundërshtar të radhës në Champions League Shorti i Champions League do të hedhet në ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, derisa katër klubet e mbetura janë, Real, Bayern, Roma dhe Liverpool, transmeton Periskopi. Por, klubi italian tashmë ka vendosur Liverpoolin si kundërshtar të saj, madje i ka qitur biletat […]
Shorti i Champions League do të hedhet në ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, derisa katër klubet e mbetura janë, Real, Bayern, Roma dhe Liverpool, transmeton Periskopi.
Por, klubi italian tashmë ka vendosur Liverpoolin si kundërshtar të saj, madje i ka qitur biletat në shitje për ndeshjen në ‘Olimpico’.
Roma bëri mrekullinë me kualifikimin në gjysmëfinale pasi eliminoi Barcelonën duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 3:0. /Periskopi/













