Refuzoi t’i jepte autograf, sulmohet futbollisti shqiptar

Një kërkesë për autograf u transformua në një grindje, e cila për pak sa nuk përfundoi me përleshje. Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, pasi mbaroi stërvitjen te Bologna, po lëvizte me makinë. Tre persona i kërkuan atij të ulte xhamin e makinës duke i kërkuar mesfushorit një autograf. Xhemaili nuk e priti fare mirë këtë kërkesë, […]
Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, pasi mbaroi stërvitjen te Bologna, po lëvizte me makinë. Tre persona i kërkuan atij të ulte xhamin e makinës duke i kërkuar mesfushorit një autograf.
Xhemaili nuk e priti fare mirë këtë kërkesë, që sipas medieve italiane ishte në formën e urdhrit, bëri që 31-vjeçari nga Tetova të reagojë ashpër duke mos pranuar.
Në këtë moment një nga agresorët ka tentuar ta godasë me grusht futbollistin, por për fat të mirë ai i është shmangur goditjes dhe është larguar menjëherë.












