Putin këtë javë shkon në Turqi, ja çka do të flasin me Erdoganin

Putin këtë javë shkon në Turqi, ja çka do të flasin me Erdoganin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë. Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi. Kremlini ka […]

Presidenti rus, Vladimir Putin do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.

Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi.

Kremlini ka njoftuar se bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe sferat ekonomike, do të diskutohet gjatë këtij takimi. Po ashtu, do të diskutohet për zbatimin e “projekteve të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato të sektorit të energjisë”.

Putin dhe Erdogan pritet të lansojnë njësinë e parë të stacionit bërthamor turk, Akkuyu.

Në prill të vititt 2015, korporata shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, ka nisur ndërtimin e katër njësive bërthamore që kap vlerën prej 20 miliardë dollarësh.

Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogani po ashtu pritet të flasin për “çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri”, para takimit tripalësh me presidentin iranian, Hassan Rohani, që do të mbahet në Ankara më 4 pril.

Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në konfliktin në Siri dhe sponsorizojnë bisedimet e paqes që zhvillohen në Astana të Kazakistanit.

 

 

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik