Pse femrat pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt?

Pse femrat pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt?

  Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin. Pasojat varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë. Ka disa faktorë që rrisin […]

 

Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin. Pasojat varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë.

Ka disa faktorë që rrisin shanset për të pësuar goditje në tru, si: sëmundjet kardiovaskulare, pasiviteti fizik, obeziteti, dieta dhe pirja e duhanit.

Përveç këtyre faktorëve, femrat duhet të shqetësohen edhe nga disa rreziqe të tjera që mund të shkaktojnë goditje në tru.

Pesë shkaktarët e goditjeve në tru te femrat:

Përdorimi i kontraceptivëve

Kontraceptivët oral mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur rrezikun për të pësuar goditje në tru. Femrat që pinë duhan dhe ato që kanë një familjar të prekur nga kjo sëmundje këshillohen që të mos marrin kontraceptivë.

Shtatzënia

Nivelet e larta të estrogjenit rrisin faktorët që shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur kështu rrezikun për të pësuar goditje në tru. Mjekët i këshillojnë femrat që kanë pasur një histori të trombozës cerebrale në familjen e tyre të tregojnë shumë kujdes gjatë shtatzënisë.

Migrena me aura

Femrat janë tri herë më të rrezikuar se meshkujt që të vuajnë nga migrena. Femrat që vuajnë nga migrena me aura me aura (një formë e veçantë e migrenës që shoqërohet me probleme me shikimin) janë gjithashtu më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një tjetër faktor rreziku që prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Megjithatë efekti është më i madh tek femrat (rreziku rritet më shumë kur ato përdorin kontraceptivë).

Vetmia dhe depresioni

Depresioni dhe stresi psiko-social lidhen me tensionin e lartë të gjakut, një nga faktorët më të mëdhenj të goditjeve në tru. Ndikimi i tyre është më i madh te femrat sesa tek meshkujt. Përveç njohjes së shkaktarëve, është e rëndësishme të dini edhe simptomat e kësaj sëmundjeje.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve