Përplasja mes krerëve të shtetit dhe kërcënimi i Erdoganit

Përplasja mes krerëve të shtetit dhe kërcënimi i Erdoganit

  Skandali me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq është thelluar gjatë fundjavës, me përplasjet mes krerëve të institucioneve të shtetit, por edhe me një tensionim raportesh me shtetin turk. Rasti, që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda vendit, ka nxjerrë në pah këndvështrime të ndryshme mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit […]

 

Skandali me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq është thelluar gjatë fundjavës, me përplasjet mes krerëve të institucioneve të shtetit, por edhe me një tensionim raportesh me shtetin turk.

Rasti, që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda vendit, ka nxjerrë në pah këndvështrime të ndryshme mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa Haradinaj, i cili insiston se nuk ka qenë i njoftuar për aksionin që rezultoi me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, ka marrë vendim për shkarkim të zyrtarëve përgjegjës – ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, presidenti Thaçi e ka mohuar shkarkimin e kreut të AKI-së.

Në një konferencë për media, të mbajtur të shtunën, Thaçi ka thënë se paraprakisht duhet të hetohet përgjegjësia, dhe më pas të merren masat, ndërsa nga përgjegjësia nuk ka përjashtuar as Haradinajn.

Paralelisht me përplasjen në distancë mes Haradinajt dhe Thaçit, situata është rënduar edhe më shumë pas një deklarate të presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdgoan, i cili me tone kërcënuese ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve që ndihmuan në deportimin e shtetasve turq, që regjimi i Erdoganit i kërkon si pjesëtarë të organizatës së klerikut Fetullah Gylen, i akuzuar për organizim të grusht shtetit të dështuar kundër Erdoganit.

 

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit