Përfaqësuesja e Kosovës udhëtoi në Irlandën Veriore

Përfaqësuesja e Kosovës udhëtoi në Irlandën Veriore

Kombëtarja U-17, sot ka udhëtuar në Irlandën Veriore, ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që mbahet nën përkujdesjen e UEFA-s për grupmoshat U-16 (U-16 Develompent Tournament”) Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit […]

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit te grupmosha U-16 dhe zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm.

Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, z. Besnik Kollari, u shpreh:

“Ky është një turne jashtëzakonisht i mirëseardhur e në veçanti për neve si Kosovë, që ka për qëllim zhvillimin e grupmoshave U-16. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç është Irlanda Veriore, Ishujt Faroe dhe ajo e Luksemburgut, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane, për të parë nivelin e zhvillimit të tyre sikur edhe për të fituar përvojën e duhur. Kemi një grup të mirë të futbollistëve ndaj pres zhvillime poztive”. Ne këtë turne Kombëtarja do të zhvillojë tri ndeshje. Kështu, ndeshjen e parë më 4 prill do të luajë kundër Irlandës Veriore, më 6 prill kundër Ishujve Faroe dhe më 8 prill kundër Luksemburgut.

Ekspedita e udhëtuesve

Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së

Besnik Kollari, përzgjedhës

Fadil Berisha, nd. trajner

Bahri Berisha, trajner i portierëve

Gëzim Murseli, mjek

Gezim Zogu, fizioterapeut

Genc Mustafa, Menaxheri i ekipit

Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve

Futbollistët

1.Butrint Bulliqi (25.08.2002) 2 Korriku (Portier)
2. Erdin Dushi (07.10.2002) FC El Clasico
3. Hajdin Salihu (18.01.2002 )Kurda (Kapiten)
4. Lekë Demjaha (04.03.2002) KF Fushë Kosova (Portier)
5. Leorant Marmullaku (24.09.2002) KF Dukagjini
6. Leuart Avdyli (14.04.2002) Kurda
7. Milot Avdyli (28.07.2002) Kurda
8. Oltion Bilalli (03.01.2002) KF Beselidhja
9. Taulant Kicmari (23.03.2002) 2 Korriku
10. Valon Azemi (20.01.2002) Kurda
11. Veton Tusha (29.12.2002) FK Vardar
12. Ardi Ajdini (04.11.2002) 2 Korriku
13. Andi Janjeva (11.10.2002) Watford FC
14. Adrion Pajaziti (16.11.2002) Fulham FC
15. Florind Lokaj (08.06.2002) Valarenga
16. Bleron Krasniqi (18.05.2002) Schalke 04
17. Doader Mala (19.11.2002) TSV 1860 Munchen
18. Edin Huseini (07.01.2002) TSV 1860 Munchen
19. Valdrin Konjuhi (23.07.2002) TSV 1860 Munchen
20. Valon Zumberi (24.11.2002) HSV Hamburg.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin