Pas masave për qumështin, miellin dhe bllokat serb, ministri Hasani paralajmëron masa edhe për pemët e perimet

Pas masave për qumështin, miellin dhe bllokat serb, ministri Hasani paralajmëron masa edhe për pemët e perimet

Pas marrjes së masave mbrojtëse për qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellit e bllokave serb, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet. Këtë paralajmërim ministri Hasani e ka bërë në profilin e tij në Facebook. “Së shpejti do […]

Pas marrjes së masave mbrojtëse për qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellit e bllokave serb, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet.

Këtë paralajmërim ministri Hasani e ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë.”, ka thënë ministri Hasani.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, Sot e kemi marrë edhe një vendim për masa mbrojtëse për qumështin, konkretisht qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Deri te ky vendim kemi ardhur pas hetimit që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit. Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 lopë e deri 250 dhe mbi 30 përpunues të qumështit.

Muaj më parë kemi vendosur masa mbrojtëse edhe për miellin që importohet nga Serbia dhe produkteve ndërtimore. Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot