Pas bombardimeve në Siri, vjen reagimi i Theresa May

Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe, i është adresuar popullit britanikë pasi ka urdhëruar Forcat Britanike botërore për sulm ndaj caqeve të helmeve kimike të Bashar Al Assad Në një adresim May ka thënë se e ka marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve. “Këtë mbrëmje […]
Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe, i është adresuar popullit britanikë pasi ka urdhëruar Forcat Britanike botërore për sulm ndaj caqeve të helmeve kimike të Bashar Al Assad
Në një adresim May ka thënë se e ka marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve.
“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërrmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian.
Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez.
Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horor të paparë.
“Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, ka thënë May.
Sipas saj regjimi sirian në vazhdimësi i ka përdorur armët kimike kundër njerëzve të vet në mënyrën më të keq të mundshme.
“Në kemi informacione të mjaftueshme të marra nga inteligjenca që tregojnë se regjimi sirian është përgjegjës për sulmet e fundit”.












