Lekaj: LDK po kërkon zgjedhje për interesa personale

Lekaj: LDK po kërkon zgjedhje për interesa personale

  Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe paralajmërimi i tyre që në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nga AAK po konsiderohet si tentim për interesa personale. Kështu të paktën është shprehur për Telegrafin, nënkryetari i AAK-së, Pal […]

 

Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe paralajmërimi i tyre që në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nga AAK po konsiderohet si tentim për interesa personale.

Kështu të paktën është shprehur për Telegrafin, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

“Ne jemi në krye të ekzekutivit bashkë me partnerët tjerë të koalicionit për t’i shtyrë përpara proceset që nuk janë aspak te lehta për vendin.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e këtij vendi e askujt nuk mund t’ia ndalim që të mendojë për zgjedhje.

Sidomos kur bëhet fjalë për disa që kanë qeverisë me Kosovën deri dje e në fakt asgjë s’kanë bërë për të, e tani në këtë kohë kur Kosova ka nevojë për qeverinë Haradinaj, këta bëjnë thirrje për zgjedhje, nuk mendoj se janë ka mendojnë mirë për vendin, ma shumë e kanë për vete”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq, sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore ka theksuar se ata si parti do të propozojnë mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjitha partitë politike, ku do të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, nëse nuk do të pranohet kjo ofertë, atëherë ka shumë mundësi që LDK-ja ta qes në votëbesim qeverinë Haradinaj.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja