Ky është dueli më i përsëritur në Evropë, 24 takime ndërmjet këtyre dy klubeve! (Foto)

Ky është dueli më i përsëritur në Evropë, 24 takime ndërmjet këtyre dy klubeve! (Foto)

Real Madridi dhe Bayern Munich janë takuar në 24 ndeshje zyrtare europiane, me një bilanc prej 11 fitoresh të spanjollëve, 2 barazimeve dhe 11 fitoresh gjermane. Ky duel është më i mbipërsërituri në historinë e garave europiane, duke qenë përpara Juventus-Real Madrid (21 herë), Barcelona-Milan (19 herë), Real Madrid-Milan (15 herë), Barça-Chelsea (15 herë) dhe […]

Ky duel është më i mbipërsërituri në historinë e garave europiane, duke qenë përpara Juventus-Real Madrid (21 herë), Barcelona-Milan (19 herë), Real Madrid-Milan (15 herë), Barça-Chelsea (15 herë) dhe Inter-Real Madrid (15 herë).

Real Madridi në Mynih – “Los Blancos” do ta luajnë gjysmëfinalen e parë të Champions-it për këtë sezon në Mynih. Ata janë përballur 12 herë me Bayern Munich, në fushën e bavarezëve (tetë herë në “Olympiastadion” dhe katër herë në “Allianz Arena”), duke siguruar dy fitore (1-2, vitin e kaluar, dhe 0-4, në vitin 2014), një barazim (1-1, në vitin 2004) dhe nëntë humbje. Në vizitën e tij të parë në kryeqytetin bavarez, Real Madridi nuk ka shënuar gol (2-0, në vitin 1976), por e ka bërë këtë në dhjetë ndeshje të tjera (4-1, 3-2, 4-1, 2-1, 2-1 , 2-1, 1-1, 2-1, 2-1, 0-4 dhe 1-2).

Barazi e plotë – Në total kanë qenë 11 ndeshje (me dy akte, vajtje-kthim) mes dy skuadrave në fjalë, me bilancin si vijon: Real Madridi fitoi gjashtë herë (1988, 2000, 2002, 2004, 2014 dhe 2017), ndërsa Bayern Munich pesë herë (1976, 1987, 2001, 2007 dhe 2012). Çuditërisht, të gjitha këto përplasje kanë ndodhur në garën madhore kontinentale (Kupën Europiane, sot Champions-), por kurrë në një finale. Përveç kësaj, Real Madridi e ka mundur Bayern Munich në pesë ndeshjet e fundit, kur janë ndeshur.

“Hajmalia” – Real Madridi ka fituar katër Champions, pas eliminimit të Bayern Munich. Kjo ndodhi sezonin e kaluar, për herë të 12-të (“Los Blancos” likujduan bavarezët në çerekfinale), të 10-të (gjermanët eliminohen në gjysmëfinale), të 8-të dhe të 9-të (në të dyja sezonet, 1999-2000 dhe 2000-2001, gjithashtu, të bardhët fituan në gjysmëfinale). Përveç kësaj, në gjashtë Champions-it e fundit, Real Madridi ka qenë gjithmonë përballë një skuadre gjermane.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova