Kush do të vijë pas Sefajt në postin e ministrit të Brendshëm? Ja çka thotë Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se ende nuk kanë ndonjë emër konkret për ministër të Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se në vend të Flamur Sefajt do të emërohet një njeri me kredibilitet dhe meritor. “ Ende s’kemi emër konkret për këtë post. Jemi duke e shqyrtuar dhe kërkuar një emër. […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se ende nuk kanë ndonjë emër konkret për ministër të Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se në vend të Flamur Sefajt do të emërohet një njeri me kredibilitet dhe meritor.
“ Ende s’kemi emër konkret për këtë post. Jemi duke e shqyrtuar dhe kërkuar një emër. Në vend të ish-ministrit Flamur Sefaj do të vijë një person që ka kredibilitet dhe që e meriton atë pozitë. Besojmë që shumë shpejt do të dilet me këtë emër”, ka thënë Pacolli.
Flamur Sefaj u shkarkua nga kryeministri Haradinaj pas deportimit të 6 gylenistëve, temë e cila nxiti reagim mjaft të madh.











