Klitschko flet për duelin e mundshëm Joshua – Fury

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko beson se Anthony Joshua do ta fitojë duelin me Tyson Fury, në rast se dy britanikët do të përballeshin një ditë mes tyre. Klitschko ka dueluar si ndaj Joshua ashtu dhe ndaj Fury, ka humbur ndaj të dyte dhe i di mjaft mirë aftësitë e dy […]

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko beson se Anthony Joshua do ta fitojë duelin me Tyson Fury, në rast se dy britanikët do të përballeshin një ditë mes tyre.

Klitschko ka dueluar si ndaj Joshua ashtu dhe ndaj Fury, ka humbur ndaj të dyte dhe i di mjaft mirë aftësitë e dy rivalëve në ring. “Joshua e fiton duelin nëse i mban duart poshtë. Është një boksier më i kompletuar, i aftë teknikisht, ka peshën e duhur, fuqinë e nevojshme të një boksieri të peshave të rënda. Dhe mbi të gjitha është një sportist që dëgjon e mëson”, tha Klitschko.

Duke folur për Fury, ukrainasi shton: “Është boksier momental, që bëjnë bujë për një periudhë të shkurtër dhe në historinë e boksit ka shumë raste të tilla. Nuk është i disiplinuar për të patur vijueshmëri në karrierën e tij. Unë i uroj gjithë të mirat Tyson, por pa disiplinë nuk arrihet fitorja dhe ajo është më e rëndësishme se motivimi. Duke parë përvojën time, them se për Fury do të jetë shumë e vështirë të mund Joshua pa disiplinë pune”, tha Klitschko. Boksierët kanë kohë që kërkojnë një përballje mes tyre, me Fury që do të rikthehet në ring më 9 qershor pas më shumë se dy vitesh pushim.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin