Kjo është prokurorja që po ndjek penalisht protagonistët aferës Pronto

Kjo është prokurorja që po ndjek penalisht protagonistët aferës Pronto

Prokurorja Drita Hajdari, disa vjet pas rrjedhjes në publik të përgjimeve të publikuara nga Insajderi, dhe të njohura si “Pronto” ka arritur të ndjek penalisht 11 zyrtarë dhe persona të afërt me PDK’në. Ajo, të premten, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-shefave të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci dhe Zenun Pajaziti. Po ashtu, në […]

Prokurorja Drita Hajdari, disa vjet pas rrjedhjes në publik të përgjimeve të publikuara nga Insajderi, dhe të njohura si “Pronto” ka arritur të ndjek penalisht 11 zyrtarë dhe persona të afërt me PDK’në. Ajo, të premten, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-shefave të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci dhe Zenun Pajaziti. Po ashtu, në mesin e 11 të akuzuarve janë edhe Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, Fatmri Shurdhaj, Njazi Kryeziu dhe zyrtarë tjerë të PDK’së.

Adem Grabovci, që veten e quante shef i shefave, në një nga përgjimet “Pronto”, do të ulet shumë shpejtë në bankën e të akuzuarve në Gjykatë. Kjo, pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ti dhe 10 zyrtarëve e njerëzve të afërt të PDK’së për punësime me nepotizëm, raporton Express

Bashkë me Grabovcin, në të njëjtën aktakuzë përfshihet edhe Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, sikurse edhe deputeti aktual i PDK’së Zenun Pajaziti dhe zyrtarët tjerë Fatmir Shurdhaj, Njazi Kryeziu, etj.

Prokurorja Drita Hajdari, disa vjet pas rrjedhjes në publik të përgjimeve të publikuara nga Gazeta Online Insajderi, dhe të njohura si “Pronto” ka arritur të ndjek penalisht 11 zyrtarë dhe persona të afërt me PDK’në. Ajo, të premten, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-shefave të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci dhe Zenun Pajaziti. Po ashtu, në mesin e 11 të akuzuarve janë edhe Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, Fatmri Shurdhaj, Njazi Kryeziu dhe zyrtarë tjerë të PDK’së.

Adem Grabovci, që veten e quante shef i shefave, në një nga përgjimet “Pronto”, do të ulet shumë shpejtë në bankën e të akuzuarve në Gjykatë. Kjo, pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ti dhe 10 zyrtarëve e njerëzve të afërt të PDK’së për punësime me nepotizëm, raporton Gazeta Express

Bashkë me Grabovcin, në të njëjtën aktakuzë përfshihet edhe Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, sikurse edhe deputeti aktual i PDK’së Zenun Pajaziti dhe zyrtarët tjerë Fatmir Shurdhaj, Njazi Kryeziu, etj.

Pjesë e aktakuzës janë edhe Ilhami Gashi, Sedat Gashi dhe Arbenita Pajaziti dhe Xhavit Dakaj.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.  Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish deputeti A.G., ministri aktual B.B., deputeti aktual Z.P., dy ish Sekretar të përgjithshëm I.G. dhe Xh.D., ish zëvendësministër F.Sh., këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit N.K. dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë A.P”, ka njoftuar të premten Prokuroria Speciale.

Aktakuza është ngritur nga prokurorja speciale Drita Hajdari, e cila deri më tash është njohur për ndjekje penale të njerëzve të pushtetshëm, si në rastin e Fatmir Limajt për krime lufte, raporton Gazeta Express.

rokurorja Hajdari kishte ndjekur penalisht edhe ish-ministrat Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri.

Vepra penale për të cilën prokuroja speciale po akuzon disa nga protagonistët e aferës “Pronto” është “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Disa prej veprave kanë mbetur në tentativë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.

Afera “Pronto” ishte publikuar nga mediat, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta interesi, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin