Hetimi në ShBA – Ambasadori Lu pengues i opozitës dhe i lidhur me Ramën

Judicial Watch i ka sygjeruar Departamentit Amerikan të Shtetit [DASH] të hetojë lidhjet e ngushta të ambasadorit të ShBA-së në Tiranë, Donald Lu, me kryeministrin Rama – veçanërisht ndihmën e dhënë për të vendosur nën kontroll sistemin e drejtësisë, shkruan Periskopi. Më tej ka një konkluzion shumë të rëndë ku thuhet që “Ambasadori i ShBA-së […]
Judicial Watch i ka sygjeruar Departamentit Amerikan të Shtetit [DASH] të hetojë lidhjet e ngushta të ambasadorit të ShBA-së në Tiranë, Donald Lu, me kryeministrin Rama – veçanërisht ndihmën e dhënë për të vendosur nën kontroll sistemin e drejtësisë, shkruan Periskopi.
Më tej ka një konkluzion shumë të rëndë ku thuhet që “Ambasadori i ShBA-së në Shqipëri, Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste”.
Kjo ndoshta është akuza më e fortë që i bëhet ambasadorit Lu dhe që do të hetohet nga DASH.
Është tashmë i ditur roli i ambasadorit Lu dhe ambasadores Vllahutin për të “bindur” shefat e tyre në Uashington e Bruksel që të mbështesnin Ramën në periudhën kur opozita e larguar nga parlamenti kërkonte largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie të mbikëqyrjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Në këtë moment Lu dhe Vllahutin, mesa kuptohet edhe nga ky material, gatuan qëndrimin se “zgjedhjet do të njihen si të lira e të ndershme edhe nëse opozita nuk merr pjesë në to” gjë që minoi të gjithë aktivitetin e partive opozitare për të garantuar zgjedhjet të lira e të ndershme.
Shefi i Donald Lu, Hoyt Brian Yee kishte dhënë dorëheqje të çuditshme pak kohë më parë. /Periskopi












