Ftesa absurde e Federatës së Hendbollit të Serbisë ndaj Kosovës: Të bëhemi bashkë për ta ngritur nivelin

Ftesa absurde e Federatës së Hendbollit të Serbisë ndaj Kosovës: Të bëhemi bashkë për ta ngritur nivelin

  Asnjë klub apo shteti i Serbisë kurrë nuk do të pranojë një ndeshje kundër Kosovës! Kështu thotë nënkryetari i Hendbollit të Serbisë, Dragan Skribic. “Kemi dështuar për të arritur një marrëveshje me Shoqatën e Hendbollit të Europës, por nuk duhet të ndodhë kurrë që Serbia të luajë me ekipet nga Kosova. Mendoj se kjo […]

 

Asnjë klub apo shteti i Serbisë kurrë nuk do të pranojë një ndeshje kundër Kosovës! Kështu thotë nënkryetari i Hendbollit të Serbisë, Dragan Skribic.

“Kemi dështuar për të arritur një marrëveshje me Shoqatën e Hendbollit të Europës, por nuk duhet të ndodhë kurrë që Serbia të luajë me ekipet nga Kosova. Mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’iu shmangur skenave të frikshme”, ka thënë Skribic, transmeton IndeksOnline.

Para disa dite, Përfaqësuesja e Kosovës (grupmoshat u20) në hendboll udhëtoi për në Beograd, por shteti i Serbisë nuk pranoi të luajë, kështu këta të fundit u mposhtën me rezultat zyrtar, 20-0.

Nënkryetari i Federatës së Serbisë, thotë se është koha për “bashkim” në mënyrë që hendbolli serb të rritet, duke përfshirë këtu Kosovën si territor të Serbisë, meqë ai i referohet si “Kosovo i Metohija”

“Ka shumë njerëz që mezi presin të kritikojnë. Përfaqësuesja e Kosovës, Vojvodinës duhet të marrin pjesë në aleancë, dhe nuk e di pse nuk e bëjnë. Ata duhet të bashkohen me ne për ta ngritur nivelin e hendbollit serb. Unë jam i gatshëm të bashkpunoj me të gjithë”, shtoi Skribic.

Nuk ishte i vetmi rast i hendbollit, pak ditë më parë xhudistja serbe refuzoi një ballafaqim me xhudisten nga Kosova, Flaka Loxha. Duhet thënë se kjo situatë i shkon përshtati Kosovës, e cila është pranuar ndërkombëtarisht në federatat e ndryshme sportive.

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova