Flet babai i Aulon Zekës: Nuk jam i kënaqur me dënimin e vajzës që e ndihmoi vrasësin

Flet babai i Aulon Zekës: Nuk jam i kënaqur me dënimin e vajzës që e ndihmoi vrasësin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës. I mituri i parë është dënuar me nëntë vite burg për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar me tri vite për fshehjen e veprës penale, dhe për të miturin e tretë është shqiptuar masa e […]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës.

I mituri i parë është dënuar me nëntë vite burg për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar me tri vite për fshehjen e veprës penale, dhe për të miturin e tretë është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj moslajmërim të veprës penale.

Pas vendimit të Gjykatës, për Periskopin ka folur babai i Aulon Zekës, Afrim Zeka.

Ai ka thënë se do të ankohet në lidhje me dënimin e vajzës e cila sipas tij, nuk ka marrë dënimin e merituar.

“Me dënimin e vrasesit, po dihet që është maksimumi me ligj të Kosoves, ndërsa sa i përket vajzës do të ankohem që ta marr maksimumin sepse nuk është vendim i drejtë”, tha Zeka.

Babai i të ndjerit ka thënë se ajo vazhdimisht i ka ndërruar deklaratat duke mos dashur ta thotë të vërtetën.

“ E din edhe Gjykata ku gjatë hetimeve dhe seancave gjyqësore gjithnjë i ka ndërruar deklaratat dhe nuk ka dashur qe ta thotë të vërtetën dhe qysh në takimin e parë, ditën e vrasjes ka mundur ta parandaloj.  Edhe në restorantin ku punoja ajo ka mundur të vij e të më tregoj se vrasesi ka ble armë pikërisht për Aulonin”, u shpreh ai.

Sipas tij, është kjo dhe shumë gjëra të tjera që ka fshehur rregullisht, që Gjykata është dashur t’i marrë parasysh dhe ta dënoj edhe për ato që kanë ndodhur para vrasjes.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. /Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik