Emrat e deputetëve për komisionin që do hetojë rastin e ‘gylenistëve’

Emrat e deputetëve për komisionin që do hetojë rastin e ‘gylenistëve’

Partitë politike kanë propozuar emrat që do t’i përfaqësojnë në Komisionin Hetimor i cili do të mundohet të zbardh të vërtetën mbi arrestimi dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi, të cilët kërkohen nga qeveria turke, me dyshimin se janë pjesëtarë të organizatës FETO, të udhëhequr nga kleriku Fetullah Gylen. Megjithatë, ende nuk […]

Partitë politike kanë propozuar emrat që do t’i përfaqësojnë në Komisionin Hetimor i cili do të mundohet të zbardh të vërtetën mbi arrestimi dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi, të cilët kërkohen nga qeveria turke, me dyshimin se janë pjesëtarë të organizatës FETO, të udhëhequr nga kleriku Fetullah Gylen.

Megjithatë, ende nuk është kompletuar komisioni me emra të deputetëve. Mirëpo, dy partitë me të mëdha në Kuvend, LDK e PDK tanimë kanë propozuar përfaqësuesit e tyre, sikurse edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar dy deputetë të cilët do të jenë pjesë e komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputetët Driton Selmanaj e Anton Çuni, do të jenë pjesë e këtij Komisioni i cili do të tentojë të zbardh të vërtetën mbi arrestimin dhe depërtimin e shpejtë të gjashtë turqve që pretendohet se janë pjesë e organizatës FETO të drejtuar nga Fetullah Gylen.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar po ashtu dy deputetë të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor. KosovaPress mëson se deputetët Blerta Deliu e Nezir Çoçaj janë propozuar që të përfaqësojnë PDK-në në këtë Komision.

Ndërsa, partitë më të vogla do ta kenë nga një përfaqësues në Komisionin Hetimor për hetimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka propozuar deputetin Muharrem Nitaj që të jetë pjesë e këtij komisioni.

Grupit parlamentar 6+ ende nuk e ka dhënë emrin e përfaqësuesit të tyre në këtë Komision. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, shefi i këtij grupi, Albert Kinolli.

“Ende s’kemi dhënë emra. Të hënën pritet ta japim emrin pasi nuk jemi të gjithë në Kosovë”, tha Kinolli.

As Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse kanë propozuar ndonjë emër për këtë Komision.

Tinka Kurti nga kjo Lëvizje tha se të hënën Kryesia duhet të diskutojë për këta emra.

“Të hënën Kryesia e Kuvendit duhet të diskutojë për këtë. Me kërkesë të Kryesisë do të vendoset edhe për emrat që do të jenë pjesë e Komisionit. Shpresojmë se kjo çështje do të adresohet sa më pare”, tha Kurti.

Me 4 prill, pas një debati të gjatë, Kuvendi miratoi rezolutën me katër pika, ku kërkohej formimi i Komisionit Hetimor.

E para, formimi i Komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars 2018. E dyta, kërkohet nga grupet parlamentare që brenda tre ditësh të dërgojnë në kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision. E treta, në funksion të zgjidhjes së plotë të kësaj çështje, Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’i përgjigjen komisionit hetimor dhe e katërta, Kuvendi mandaton Komisionin hetimor të shqyrtoj përputhshmërinë e procedurave të ndjekura, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj