Edi Rama dhe Sali Berisha vazhdojnë ‘ping-pongun’ për taksën në rrugën e Kombit

Edi Rama dhe Sali Berisha vazhdojnë ‘ping-pongun’ për taksën në rrugën e Kombit

Edi Rama dhe Sali Berisha po vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëri tjetrit lidhur me tarifën e vendosur për Rrugën e Kombit. Debatin ata tash e kanë zhvendosur në Facebook: Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një statusi në Faceboo, ka thënë se kur Berisha ishte në qeveri kishte përgatitur tenderin e pagesës prej 8-9 eurosh, shkruan […]

Edi Rama dhe Sali Berisha po vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëri tjetrit lidhur me tarifën e vendosur për Rrugën e Kombit.

Debatin ata tash e kanë zhvendosur në Facebook:

Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një statusi në Faceboo, ka thënë se kur Berisha ishte në qeveri kishte përgatitur tenderin e pagesës prej 8-9 eurosh, shkruan Periskopi.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan Rama në Facebook.

Këtij postimi të Edi Ramës, i është kundërpërgjigjur Sali Berisha. E quan fake neës të Ramës dhe ‘papagjve’ të tij.

Ky është postimi i plotë:

Fake Neës/Nje trillim i denje vetem per Ramen dhe papagajte e tij!

Te tromaksur nga revolta e qytetareve te Kukesit, Hasit dhe Tropojes, jehona mbare-kombetare dhe kombetare e saj, Edi Rama ka mbushur poturet dhe kerkon te shpetoje duke veshur xhaketen time.

Ai sot shperndan ne rrjetin e tij dhe nepermjet papagajve te tij lajmin e rreme se ai vendosi taksen ne Rrugen e Kombit pasi Berisha donte te vinte taksen 8.6 euro.

Me kete rast duhet t’i them se genjeshtrat e tij bajate vetem sa e akuzojne me rende. Se pari, Berisha mund ta vendoste taksen se paku kater here gjate 3 viteve, nga 2010 deri ne 2013, por ai vendosi qe ajo takse kurre te mos vihej perndryshe studimi qe ai beri do te sherbente vetem per te gjetur mesataren qe duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit per mirembajtjen e Rruges se Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij ne parlament, 2 deri ne 5 euro.

Me kete rast i them Rames se je i pashprese! Prano urgjentisht kerkesat e opozites; Hiq me urgjence ‘taksen plaçke’ te Rruges se Kombit, anullo menjehere TVSH per biznesin e vogel, shtesen e tarifes se ujit, takses se prones, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmen sociale per te mjeret qe u preve kafshaten, perndryshe kjo pranvere do te jete fundi yt i merituar. Revolta qytetare kunder taksave te larta do te permbyse narkoshtetin tend! Sb/Periskopi/

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik