Detaje rreth vrasjes së zyrtarit të BDI-së në Tetovë

Detaje rreth vrasjes së zyrtarit të BDI-së në Tetovë

  Një i vrarë dy të plagosur dhe katër të arrestuar. Ky është bilansi momental nga incidenti i përgjakshëm që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:20 minuta në Reçicë të Vogël të Tetovës, afër selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Personat të cilët janë përfshirë në këtë incident, të njohur si aktivist të BDI-së, mësohet se […]

 

Një i vrarë dy të plagosur dhe katër të arrestuar. Ky është bilansi momental nga incidenti i përgjakshëm që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:20 minuta në Reçicë të Vogël të Tetovës, afër selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Personat të cilët janë përfshirë në këtë incident, të njohur si aktivist të BDI-së, mësohet se përplasjen e parë e kanë filluar pikërisht për shkak të zënkave brenda partiake.

Sipas dëshmitarëve përleshja ka filluar me një rrahje fizike dhe shumë shpejt ka eskaluar në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas informatave jozyrtare në këtë përplasje kanë marrë pjesë 4 automjete, por ende nuk dihet numri i saktë i personave të përfshirë.

Në këtë incident tre persona janë qëlluar nga plumbat të cilat sipas dëshmitarëve kanë fluturuar në të gjitha anët, por njëri prej tyre, Naip Rexhepi-Bellanoca gjatë rrugës për në spital nuk ka arritur të mbijetojë. Një ditë pas këtij incidenti, në vendngjarje sot mbretëronte qetësi dhe lëvizje e zakonshme e qytetarëve, por tek banorët e lagjes frikë dhe trishtim nga skenat e mbrëmshme.

Televizioni Shenja vizitoi vendin e ngjarjes, por asnjë nga banorët dhe kalimtarët e rastit nuk pranonte të flasë para kamerës. Disa prej tyre prapa kamerës shpjeguan trishtimin që kishin parë mbrëmë dhe marshutën e incidentit.

Pas incidentit, automjetet ishin larguar në drejtime të ndryshme. Njërën prej tyre policia kishte arritur ta kap në dalje të Tetovës drejt Shkupit, konkretisht në oborrin e pompës së benzinës. Këtu mësohet se janë arrestuar edhe dy persona. Ndërkohë, policia ka rrethuar mbrëmë gjithë qytetin dhe në disa rrugë kryesore ka ngritur pika kontrolli.

Në daljen nga qyteti i Tetovës kontrollohej çdo veturë, ndërsa ato me targa të qyteteve të tjera e veçanërisht të Kumanovës i nënshtroheshin kontrollit më të detajuar. Në këto kontrolla policia kishte arritur të kap edhe personat e tjerë të dyshimtë. Por, ende nuk është nuk është konfirmuar nëse ka edhe persona të tjerë të cilët mund të jenë në arrati.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj