Deputetët akuza ndaj presidentit Thaçi për deportimin e turqve

Deputetët akuza ndaj presidentit Thaçi për deportimin e turqve

  Deputetët e Kuvendit kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi për skandalin me arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve. Ata kanë kritikuar edhe hallkat e pushtetit për mungesën e koordinimit institucional, si dhe mosrespektim të ligjit dhe procedurave, shkruan Koha Ditore. Në fund të seancës së jashtëzakonshme deputetët kanë miratuar katër rekomandime. Ata janë pajtuar që: […]

 

Deputetët e Kuvendit kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi për skandalin me arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve.

Ata kanë kritikuar edhe hallkat e pushtetit për mungesën e koordinimit institucional, si dhe mosrespektim të ligjit dhe procedurave, shkruan Koha Ditore.

Në fund të seancës së jashtëzakonshme deputetët kanë miratuar katër rekomandime. Ata janë pajtuar që: “1. Të formohet komisioni hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018; 2. Kërkohet nga grupet parlamentare që brenda tri ditësh të dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision, në përputhje me Ligjin për hetime parlamentare; 3. Në funksion të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’u përgjigjen kërkesave të komisionit hetimor; 4. Kuvendi mandaton komisionin hetimor të shqyrtojë përputhshmërinë e procedurave të ndjekura lidhur me këtë rast me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Votimit të rekomandimeve i parapriu një debat i gjatë, i cili rrëshqiti edhe përplasje mes deputetëve.

LDK dhe VV kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi si urdhërdhënës të aksionit. Ndërkaq shefat e grupeve parlamentare të partive në pushtet, PDK-së, AAK-së dhe Nismës, kanë kërkuar përgjegjësi dhe informata shtesë për rastin. Deputetët turq, si dhe ministri i vetëm nga ky komunitet kanë mbështetur aksionin e AKI-së për dëbimin e, siç i kanë quajtur ata, “terroristëve të Gylenit”. Sipas tyre, organizata “Feto” përbën element kërcënues edhe për sigurinë e Kosovës. Seancën për “gylenistët” nuk e ka udhëhequr kryetari Kadri Veseli, derisa mungoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja