Çka duhet të dini për infeksionet urinare?

Çka duhet të dini për infeksionet urinare?

Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, 1 në 5 gra preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës së tyre. Edhe meshkujt preken nga këto infeksione, megjithatë gratë janë më të rrezikuara, pasi kanë uretër më të shkurtër, prandaj edhe bakteret që shkaktojnë infeksionet kalojnë më lehtë dhe mund të futen thellë në fshikëz. Nëse […]

Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, 1 në 5 gra preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës së tyre. Edhe meshkujt preken nga këto infeksione, megjithatë gratë janë më të rrezikuara, pasi kanë uretër më të shkurtër, prandaj edhe bakteret që shkaktojnë infeksionet kalojnë më lehtë dhe mund të futen thellë në fshikëz.

Nëse kjo ndodh, bakteret mund të rriten dhe shumohen, duke shkaktuar kështu infeksione.

Shkaqet më të shpeshta të këtyre infeksioneve janë si më poshtë;

Marrëdhëniet seksuale

Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie.

Diabeti i pakontrolluar

Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë, sheqeri i tepërt del nëpërmjet urinës. Kjo e bën një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve dhe një situatë aspak e këndshme për ju.

Image result for bladder infection

Gurët në veshka

Depozitat e mineraleve rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet e traktit urinar sepse mund të bllokojnë traktin urinar dhe pengojnë kalimin e urinës, prandaj bakteret kanë mjaftueshëm kohë për t’u zhvilluar.

Pilulat kontraceptive

Nëse ndryshoni pilulat për kontrollin e lindjes, ndryshimi hormonal mund të çojë në ndryshim të baktereve në vaginë, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e infeksioneve urinare. Përdorimi i diafragmave dhe spermicideve rrit gjithashtu rrezikun për prekjen nga infeksionet duke qenë se pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

Dehidratimi

Konsumimi i shumtë i ujit nuk shuan vetëm etjen, por parandalon edhe zhvillimin e infeksioneve urinare gjatë muajve të nxehtë, kur shumica prej nesh nuk hidratohen mjaftueshëm. Kur konsumojmë shumë ujë, mund të nxjerrim jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.

Mbajtja e urinës

Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione. Mbajtja e urinës për 6 orë ose më shumë rrit rrezikun për prekjen nga infeksionet urinare, duke qenë se bakteri që kalon në fshikëz ka shumë kohë për t’u zhvilluar.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve