Berisha – Ramës: Gjej by*ës vend ku të futesh

Gjatë fjalimit që mbajti në parlament, Edi Rama risolli një etiketim të 3 viteve më parë si “alpinë” që e kishte përdorur për disa trashëgimtarë të tokave në bregdet, që sipas tij “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”. Rama tha […]
Gjatë fjalimit që mbajti në parlament, Edi Rama risolli një etiketim të 3 viteve më parë si “alpinë” që e kishte përdorur për disa trashëgimtarë të tokave në bregdet, që sipas tij “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”. Rama tha se kishte pasur në mendje familjen e ish kryeministrit Berisha.
“Faji im, që kur thashë “alpinët”, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë “alpinë”, sipas meje një mënyrë ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë!”, u shpreh Rama me një deklaratë që tingëlloi si një kërcënim direkt për familjen Berisha.
Nuk kaloi shumë dhe ish kryeministri Berisha shkroi në Facebook se Rama duhet të gjejë “b*thë” ku të futet pasi sipas tij populli do ta rrëzojë.
“Rama në parlament si këlysh i rrahur, frymëzënë mban fjalimin.
Gjej by…. vend ku të futesh! Nderim heronjve të Kalimashit! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke e shoqëruar foton me një karikaturë të Bujar Kapexhiut.












