Australia përballet me zjarrin e fuqishëm që kërcënon edhe shtëpitë

Australia përballet me zjarrin e fuqishëm që kërcënon edhe shtëpitë

  E ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë “acari pranveror”, në pjesën tjetër të globit, qindra zjarrfikës australianë po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që raportohet të ketë rrezikuar edhe disa shtëpi në periferitë jugore të Sydneyt. Shërbimi Zjarrfikës i New South Wales shprehen të shqetësuar nga “thëngjinjtë fluturues” që mund […]

 

E ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë “acari pranveror”, në pjesën tjetër të globit, qindra zjarrfikës australianë po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që raportohet të ketë rrezikuar edhe disa shtëpi në periferitë jugore të Sydneyt.

Shërbimi Zjarrfikës i New South Wales shprehen të shqetësuar nga “thëngjinjtë fluturues” që mund të shkaktojnë vatra të reja zjarri, teksa përballen me frontin kryesor të flakëve.

Disa banorë të zonës janë udhëzuar të gjejnë vendstrehime të tjera të mundshme, pasi evakuimi në këtë moment është shumë i rrezikshëm. Së fundi, moti në juglindje të Australisë ka qenë tejet i nxehtë për periudhën aktuale të vitit.

Një zjarrfikës, Shane Fitzsimmons ka thënë se zjarri ka qenë “tejet agresiv”. Erërat e fuqishme po i çojnë flakët drejt zonave rurale të veriut dhe lindjes.

Pasagjerët e trenave lokalë kanë filmuar pamjet dramatike, teksa kanë qenë të detyruar gjatë udhëtimeve hekurudhore të kalonin shumë pranë zonave që po ndeshen me flakët.

Zjarri i fuqishëm thuhet të ketë prekur mbi 2.500 hektarë toke. Më shumë se 70 zjarrfikëse janë dërguar përgjatë rrugëve, në përpjekje për të ruajtur të paprekur distancën mes zonës së shkurreve dhe shtëpive të banuara, ndërsa helikopterët po hedhin ujë nga ajri.

Kryeministri Malcolm Turnbull lavdëroi reagimin e shërbimeve të emergjencës. “Kemi të bëjmë me një të nxehtë të pazakontë për këtë sezon dhe ky është një shqetësim i madh. Por, duhet të përballemi edhe me më të keqen, që nëna natyrë mund të na ofrojë. Sa më në vështirësi të vihen australianët nga natyra, aq më në pah del fryma dhe shpirti australian”, theksoi ai.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja