Anton Quni ia kthen Xhavit Halitit: Nuk e di a i ke marrë 6, 7 a 8 milionë marka, por do të sjell dëshmitarë

Deputeti i LDK-së Anton Quni, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili e demantoi publikisht nga foltorja e Kuvendit si Kryesues Qunin, i cili kishte thënë se ai si pjesë e UÇK-së, kishte marrë 8 milionë marka nga koloneli i ndjerë Ahmeti Krasniqi. Haliti, në fjalën e tij në Kuvend tha […]
Haliti, në fjalën e tij në Kuvend tha se Quni ka gënjyer publikisht, shkruan Periskopi.
Ndërsa, kësaj akuze iu përgjigj Quni, duke thënë se mund të sjell dëshmitarë, për të treguar saktë sa para ka marrë Haliti dhe kur i ka marrë.
“Kur e kemi diskutuar ligjin për veteranët, ndër tjerash që kam potencuar ishte se ju personalisht keni marrë të holla nga koloneli Ahmet Krasniqi. Në atë kohë kam thënë që është shifër shtatëshifrore, kurse mbrëmë kam folur saktësisht. Nuk e di çfarë ka të keqe nëse ky fond është nda për UÇK-në”, tha Quni.
Tutje Quni tha se nuk është i vetmi që ka folur për këtë gjë, por sipas tij kanë folur edhe shokët e idealit të vet Xhavit Halitit.
“Nuk jam i vetmi që e kam thënë. Kanë folë për këtë çështje edhe shumë të tjerë, shokë të idealit etj. Nëse doni prova më shumë do t’i siguroj. Nuk e dimë a janë 6, 7, 8 por mund t’i sjellim dëshmitarët, me ditë me datë, që ju këtë shumë e keni pranuar nga koloneli Ahmet Krasniqi”, ka thënë Quni. /Periskopi/












