Haliti: Anton Quni pse po rren? Unë jap dorëheqje nëse i kam marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të LDK’së, Anton Quni i cili në një emision të mbrëmshëm televiziv, ka thënë se Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi. Në fjalën e tij, Haliti ka thënë se ‘nëse ai ka marrë këto para nga Krasniqi, është i […]
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të LDK’së, Anton Quni i cili në një emision të mbrëmshëm televiziv, ka thënë se Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.
Në fjalën e tij, Haliti ka thënë se ‘nëse ai ka marrë këto para nga Krasniqi, është i gatshëm të jap dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës’.
“Një deputet dje ka gënjy dje publikisht pramë, në një emision televiziv, përmes të cilit ka thënë se mu mi ka dhënë 8 milionë marka, është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave. Nuk është mirë me përdorë emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argument zotëri i nderuar që po i jep zor vetit se di dicka për UCK’në unë po them se nëse i kam marrë 8 milion marka unë sot sjam në këtë Kuvend. Nëse ke argument se unë i kam marrë 8 milion, a je i gatshëm të japësh dorëheqje. Duhet ta kesh parasysh që në struktura politike dhe ushtarake ka pasë bashkëpunim të ngushtë mes UCK dhe qeverisë së kosovës. Strukturat e UÇK nuk janë marrë me kalamajt që kanë nejt nëpër therra. Unë për të bisedu dhe për tu marrë vesh kam nejt vec me ni njeri, me Bujar Bukoshin, juve s’ju kam njoftë derisa u kry lufta. Ti nuk e di hic dhe nuk ke qenë kurrë prezent gjatë bisedimeve as nuk i ke të dhanat e asaj pune. Them në sallë të parlamentit, nëse ti ke fakte me ja prezantu opinionit, që unë kam marrë 8 milion, unë ep dorëheqje sot, nëse nuk është e vërtetë, a je i gatshëm me dhënë dorëheqje”, ka thënë Haliti./Periskopi/












