AKR-ja e pranon vendimin e Haradinajt për ministrin Sefaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se Flamur Sefaj vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës. Megjithatë, Sefaj, ministër nga radhët e Aleancës Kosova e Re, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, do të shkarkohet nesër, pas vendimit të marrë […]
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se Flamur Sefaj vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.
Megjithatë, Sefaj, ministër nga radhët e Aleancës Kosova e Re, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, do të shkarkohet nesër, pas vendimit të marrë të premten, nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj nga partia e Pacollit.
Zyberaj ka thënë se AKR ka pranuar kërkesën e Haradinajt, dhe se shkarkimi i Sefajt do të zyrtarizohet të martën./express/












