Vushtrria ia sheh hajrin Rashicës, bëhet e ditur shuma që do ta përfitojnë nga shitja e tij

Vushtrria do të përfitojë financiarisht nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen. Klubi gjerman para pak javësh e bleu kartonin e kosovarit nga klubi holandez për 7.5 milionë euro. Dhe, një përqindje do t’i takojë edhe klubit kosovar, nga i cili Rashica pati shkuar në Vitesse. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Shukri […]

Dhe, një përqindje do t’i takojë edhe klubit kosovar, nga i cili Rashica pati shkuar në Vitesse.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Shukri Asllani, ish futbollisti vushtrrias, i autorizuar nga Vushtrria për t’u marrë me këtë çështje.

Asllani ka konfirmuar se Vushtrria do ta marrë një përqindje nga ky transferim, pa e zbuluar shumën. Por, maksimumi që mund të fitojë klubi kosovar është rreth 300 mijë euro.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë dhe rrjedhën e këtyre bisedimeve e posaçërisht të kënaqur me epilogun pozitiv”.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin shumë korrekt me drejtuesit e klubit, e në veçanti me kryetarin Naser Imeri”.

“Natyrisht se më bënë të lumtur fakti se nga katër palët e përfshira në këtë proces, tri palë vijmë nga Vushtrria, pra klubi, Miloti dhe unë. Kjo është shumë e mirë për futbollin vushtrrias dhe qytetin”, ka thënë Asllani.

Rashica karrierën si fëmijë e ka filluar te shkolla e futbollit ‘Kurda’, të cilët po ashtu kanë pretendime për të fituar ndonjë gjë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova