Vjen reagimi i Thaçit pas arritjes së marrëveshjes për demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së partive, për ratifikimin e demarkacionit. Thaçi e vlerëson si lajm shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Madje ai thotë se ky unitet politik duhet të shërbejë si kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve për tema nacionale. Marrëveshja parasheh kërkesën e LDK-së […]
Thaçi e vlerëson si lajm shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Madje ai thotë se ky unitet politik duhet të shërbejë si kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve për tema nacionale.
Marrëveshja parasheh kërkesën e LDK-së që të mos përfshihet fare raporti Bulliqi, por të jetë vetëm dokument orientues për deputetët, ku ta votojnë.
Ja reagimi i plotë i tij:
Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen.
Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private. HTH












