Thaçi për Washington Post: Po të kishte unitet në BE, Kosova do të ishte shtet më i fortë

Thaçi për Washington Post: Po të kishte unitet në BE, Kosova do të ishte shtet më i fortë

Washington Post” ka cituar deklaratat e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë Konferencës vjetore të Sigurisë në Mynih, ku në mesin e të pranishmëve kanë qenë liderë të shumtë nga e gjithë bota. Siç njofton kjo gazetë, presidenti Thaçi, si panelist në diskutimin me temë “Brenda apo jashtë? Shtetet midis Rusisë dhe Evropës”, […]

Washington Post” ka cituar deklaratat e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë Konferencës vjetore të Sigurisë në Mynih, ku në mesin e të pranishmëve kanë qenë liderë të shumtë nga e gjithë bota.

Siç njofton kjo gazetë, presidenti Thaçi, si panelist në diskutimin me temë “Brenda apo jashtë? Shtetet midis Rusisë dhe Evropës”, ka thënë se dekada e parë e pavarësisë së Kosovës ishte “një histori suksesi”, por ai shprehur keqardhje për mungesën e unitetit brenda Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e statusit të Kosovës si kandidate për anëtarësim.

“Ne ende nuk jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara, ndërsa udhëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është i ndërlikuar”, ka thënë Thaçi.

Pesë nga 28 vendet anëtare të BE-në nuk e kanë pavarësinë e Kosovës, shkruan kjo agjenci. Presidenti Thaçi theksoi se “po të kishte unitet në BE për Kosovën, jam i bindur se shteti i Kosovës do të ishte një vend më i qëndrueshëm dhe më i fortë”.

Kreu i shtetit është shprehur se Kosova është shteti më pro-evropian, më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor në Ballkan, duke shtuar se “ne jemi krenarë për këtë”.

Pjesë e panelit ku në mesin e folësve ishte presidenti Thaçi, ishin edhe personalitete të tjera eminente, duke përfshirë Komisionerin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë

Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe krerë shtetërorë dhe zyrtarë të lartë nga Rusia, Armenia dhe Moldavia, vende këto që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, moderator i panelit ishte Ian Bremmer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, president the themelues i “Eurasia Group”, konsulencës më të madhe në botë për vlerësimin e riskut politik.

Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në botë për sa i përket sigurisë globale. .

Washington Post raporton se Kosova, e cila po përballet me pengesat për pranimin e plotë të shtetësisë së saj, po e shënon dhjetëvjetorin e pavarësisë nga Serbia me festime për dy ditë me radhë.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja