Te Reali nuk po vlerësohet, por Ceballos është objektiv i gjashtë skuadrave të mëdha evropiane (Foto)

Cilësohet si njëri nga mesfushorët më të talentuar spanjoll, por ai nuk po gjen hapësira tek Real Madridi. Fjala është për talentin e madh Dani Ceballos i cili iu bashkua madrilenëve me shumë bujë nga Real Betis. Reali pagoi rreth 17 milionë euro për lojtarin por që Zidane nuk po i jep hapësirat e duhura. […]

Fjala është për talentin e madh Dani Ceballos i cili iu bashkua madrilenëve me shumë bujë nga Real Betis.

Reali pagoi rreth 17 milionë euro për lojtarin por që Zidane nuk po i jep hapësirat e duhura.

Në ndeshjen e fundit ndaj Leganes, mesfushori u turpërua pasi u fut në lojë vetëm në minutën e fundit shtesë.

Kjo ka bërë që ai të mendoj largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ për të gjetur një skuadër ku vlerësohet më shumë dhe ku ka hapësirë për të luajtur.

E përditshmja spanjolle ‘AS’, ka shkruar se pas lojtarit janë vënë gjashtë skuadra të mëdha evropiane.

Tre gjigantët italian Roma, Juventus dhe Milan janë në garë për të nënshkruar me lojtarin në verë.

Por për të interesim ka edhe nga kampionati anglez me Liverpoolin dhe Arsenalin që gjithashtu e duan atë.

Krejt në fund mbetet skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila iu është futur garës për talentin spanjoll.

Gjithsesi Reali e di se ka në radhët e veta një talent të jashtëzakonshëm dhe vështirë se do të heqë dorë nga ai.

Kontrata aktuale e 21-vjeçarit me Real Madridin skadon në verën e vitit 2023 ndërsa ai ka një klauzolë largimi të lartë prej 500 milionë eurove. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova