Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të Europa Ligës

Sonte në Europa League zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/16-tës. Me Arsenalin, Milanin dhe Atletico Madridin që pothuajse e kanë siguruar kualfikimi, pasi që kanë fituar bindshëm në ndeshjet e para, skuadrat tjera do të luftojnë për një rezultat që i dërgon ata në 1/8-tën e finales së Europa League-s. Sonte në Bergamo zhvillohet ndeshja kryesore […]
Sonte në Europa League zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/16-tës. Me Arsenalin, Milanin dhe Atletico Madridin që pothuajse e kanë siguruar kualfikimi, pasi që kanë fituar bindshëm në ndeshjet e para, skuadrat tjera do të luftojnë për një rezultat që i dërgon ata në 1/8-tën e finales së Europa League-s.
Sonte në Bergamo zhvillohet ndeshja kryesore e natës së dytë të raundit të parë në Europa League, Djemt e Gasperinit, presin Dortmundin në ndeshjen kthyese, rezultati i ndeshjes së parë është 3-2 në favor të “Verdh e zinjëve”.
Gasperini për Tutto sport tha se ata do japin 150% vetëm e vetëm që të kualifikohen për raundin e radhës, ndërsa Peter Stoger, tha se skuadra e tijë nuk ka asgjë të sigurt, dhe se duhet të sulmojnë që nga minuta i parë në Bergamo, për të shpresuar në kualifikim, transmeton Periskopi.
Ndeshje tjera me interes janë edhe Lazio vs FCSB, RB Leipzig vs Napoli si dhe Vilareal vs Lyon, ndërsa Arsenal, Milan dhe Atletico Madrid do luajnë për prestigjë, pasi që në gjiron e kaluar Arsenal dhe Milan fituan me rezultat 3:0 dy skuadrat e para, ndësra spanjollët fituan me rezultat 4:1, kështu duke e kryer që në lojën e parë çështjen e kualifikimit.
Në Salzburg të Austrisë, do ndeshen ekipi me po të njejtin emër, e cila e pret Sociedadin e Spanjës, këtu është një ndeshje me interes të veçantë, pasi ndërmjet vete do të ndeshën dy shqiptarë, Valon Berisha për vendasit,I cili është në dyshim, pasi që javen e kaluar kishte një lëndim, kurse Adnan Januzaj pritet të startojë përsëri, pasi që javën e kaluar shënoj një gol fenomenal nga gjuajtja e lirë, në stilin e Ronaldinho-s.
Për të zhvillimet më interesante në Europa League do informoheni nga Periskopi.












