‘S’ka karotë të BE-së që Serbinë e detyron të heqë dorë nga Kosova’

‘S’ka karotë të BE-së që Serbinë e detyron të heqë dorë nga Kosova’

  Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka karotë europiane nga BE për të cilën Serbia me vetë dëshirë do të hiqte dorë nga Kosova “Është pafytyrësi që qarqe në Bruksel të presin nga ne harakiri historik, ndërsa ata vetë brenda BE-së nuk kanë qëndrim unik kur bëhet fjalë […]

 

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka karotë europiane nga BE për të cilën Serbia me vetë dëshirë do të hiqte dorë nga Kosova

“Është pafytyrësi që qarqe në Bruksel të presin nga ne harakiri historik, ndërsa ata vetë brenda BE-së nuk kanë qëndrim unik kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për vazhdimin e sotëm të dialogut të Beogradit e Prishtinës, Daçiq ka thënë për “veçernje novosti” se pala serbe nuk pranon asnjë korrigjim të marrëveshjes për AKS-në.

“Nëse BE pajtohet për diçka të tillë, e besoj se nuk do të pajtohet, atëherë bie poshtë i tërë dialogu dhe për ne aty nuk do të ketë më vend”, ka theksuar ai.

Daçiq ka vlerësuar se në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe në Prishtinë ekziston qëllimi i qartë që serbët në veri të Kosovës të shpallen faktor destabilizues duke shtuar se ata po luajnë me zjarr, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se tash është më lehtë të bisedohet me administratën në Washington, dhe, sipas tij, ky është shans i mirë për Beogradin, sepse Amerika nuk dëshiron destabilitet të ri dhe se ajo ka shfaqur interesim për iniciativën serbe për zgjidhjen afatgjatë për Kosovën.

Daçiq ka theksuar se deri te zgjidhja duhet arritur me kompromis e jo me imponimin e qëndrimit të Serbisë se ajo duhet ta njohë Kosovën.

“Do t’i pyesja të gjithë në BE, si është e mundur që vetëm kufijtë e Serbisë u ndryshuan e të tjerët mbeten si kanë qenë – gurë. Së pari e ndanë Kosovën nga Serbia e tash thonë se këtu nuk ka çfarë të flitet më. Ka, si nuk ka. Nëse ka përfunduar rrëfimi, pse po na ftojnë në dialog?”, ka pyetur Daçiq.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja