Shqiptarët, dyfish shanse për të vdekur nga zemra

Shqiptarët, dyfish shanse për të vdekur nga zemra

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja e botërore e vdekjeve. Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e […]

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja e botërore e vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore, dhe 10 prej shkaqeve të tjera.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Portali Our World in Data ka publikuar se cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve për vendet e të gjithë botës. Të dhënat e publikuara janë përpunuar nga Instituti për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit.

Më shumë se 58% e vdekjeve në Shqipëri kishin si shkak sëmundjet kardiovaskulare. Prej 1990 deri më në 2016-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara), pesha e vdekjeve e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18%.

Vdekjet nga kanceri kishin një peshë prej 19.65% në vdekjet totale në Shqipëri në 2016-n. Ndërkohë që sipas të dhënave të OBSH, të publikuara pak kohë më parë nga i njëjti portal, kanceri i aparatit respirator ishte ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve që vinin nga kanceri.

Skizofrenia, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, diabeti, infeksionet respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e mëlçisë, përbëjnë rreth 16% të vdekjeve të tjera.

Vrasjet dhe vetëvrasjet kanë një peshë prej rreth 1%.

Për sa i përket 2016-s, vdekjet e shkaktuara prej sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën zinin një peshë prej 32% të totalit, thuajse dy herë më pak se në Shqipëri. Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga kanceri kanë të njëjtën peshë./Monitor

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve