Roma fiton dhe ngjiten në pozitën e tretë (Video)

Roma ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat 0-2, fitore kjo e cila e ngrit në pozitën e tretë në Serie A. Pjesa e parë i takoi në tërësi Giallorossëve, të cilët disa herë tentuan ta gjejnë golin e epërsisë, por pa pasur sukses. Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin […]

Pjesa e parë i takoi në tërësi Giallorossëve, të cilët disa herë tentuan ta gjejnë golin e epërsisë, por pa pasur sukses.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ato të Cengiz Under (6′, 24′) dhe Stephan El Shaarawy (30′), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në pushim shkuan pa gola.

El Shaarawy pati një rast të mirë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, fillimi ishte më i barabartë me vendasit që ishin të kënaqur me një pikë dhe tentonin të befasonin në kundërsulme.

Megjithatë, u zunë në befasi në minutën e 70-të kur talenti turk, Under, shënoi një supergol nga distanca duke kaluar Romën në epërsi 0-1.

Momenti i goditjes perfekte nga Under (Foto: AS Roma)

Deri në fund të takimit, Udinese tentoi ta barazojë rezultatin, por Roma e menaxhoi mirë epërsinë dhe në fund shënoi në shtesë edhe me anë të Diego Perottit, i cili vulosi fitoren e madhe 0-2 në udhëtim.

Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në vend të tretë me 50 pikë, ndërsa Udinese renditet në pozitën e 10-të me 33 pikë.

Në ndeshjen e radhës, klubi nga kryeqyteti e pret në shtëpi Milanin në derbin e javës, ndërsa Udinese udhëton te Sampdoria.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova