Rita Ora e lumtur, niset për Kosovë (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora tashmë është nisur për në Kosovë, ku do të përformojë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, shkruan Periskopi. Ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën tregon se tashmë është rrugës për Kosovë. “Kosovë, shihemi së shpejti. Ne jemi rrugës. Dita e Pavarësisë. Shumë entuziaste për koncertin […]
Ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën tregon se tashmë është rrugës për Kosovë.
“Kosovë, shihemi së shpejti. Ne jemi rrugës. Dita e Pavarësisë. Shumë entuziaste për koncertin e sontëm”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë.
Rita Ora do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, kurse në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.
Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë festë jubilare dhe bashkërisht t’i gëzohemi të arriturave të deritashme të shtetit tonë./Periskopi













