Qytetet europiane rrezikohen nga moti ekstrem

Qytetet europiane rrezikohen nga moti ekstrem

Ndryshimet klimatike do të sjellin kaos në Europë nga viti 2051, sipas një studimi që analizon impaktin e dukurive ekstreme në kontinent. Ekspertët morën në shqyrtim ndryshime të mundshme në përmbytje, thatësira, e valët e të nxehtit për të gjitha qytetet europiane, duke përdorur të gjitha modelet klimatike në dispozicion. Në të gjitha qytetet e […]

Ekspertët morën në shqyrtim ndryshime të mundshme në përmbytje, thatësira, e valët e të nxehtit për të gjitha qytetet europiane, duke përdorur të gjitha modelet klimatike në dispozicion.

Në të gjitha qytetet e analizuara parashikohen përkeqësime të valëve të të nxehtit, ashtu si dhe rritje të thatësirës, veçanërisht në Jug të Europës.

Në simulime u prashikua gjithashtu rritja e nivelit të lumenjve, veçanërisht në qytetet veriperëndimore të tilla si Londra.

Duke përdorur projeksione nga të gjitha modelet klimatike, ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Newcastle tregoi rezultatet për 3 skenare të ardhshme të mundshme, që i cilësojnë si skenarët e impaktit të ulët, të mesëm e të lartë, shkruan Top Channel.

Studimi arrin në përfudnimin se, edhe në skenarin më optimist, atë të impaktit të ulët, si numri i ditëve të nxehta, ashtu edhe temperaturat maksimale do të rriten për të gjitha qytetet europiane.

Qytetet e Europës Jugore do të jenë ato që do të përjetojnë rritjen më të madhe të ditëve të nxehta, ndërsa Europa Qendrore do të preket nga rritja e theksuar e temperaturave gjatë valëve të të nxehtit.

Në skenarin më optimist, temperaturat do të rriten me 2 deri në 7 gradë, ndërsa në skenarin më të keq, nga 8 deri në 14 gradë Celsius. Gjithashtu thatësira parashikohet të jetë dyfish më e lartë sesa nga viti 1951 deri në 2000-shin, e sipas skenarit më të keq, nga dukuria do të preken 98 për qind e qyteteve europiane.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja