Qeveria mblidhet nesër dy herë brenda ditës për çështjen e Demarkacionit

Qeveria mblidhet nesër dy herë brenda ditës për çështjen e Demarkacionit

Qeveria e Kosovës nesër do t’i ketë dy mbledhje. Njëra do të filloj nga ora 10:00, e tjetra nga ora 16:00. Të dy këto mbledhje e kanë një pikë të rendit të ditës, marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre […]

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, në mbledhjen e parë e cila do të filloj nga ora 10:00, Qeveria e Kosovës do ta tërheq projektligjin për marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, të proceduar javë më parë.

Ndërkaq, në mbledhjen e dytë që fillon nga ora 16:00,  bëhet  e ditur se do të ri-procedohet kjo marrëveshje për demarkacionin me plotësim ndryshim.

“Në këtë mbledhje do te ri-procedohet demarkacioni, ku do të inkorporohet edhe deklarata e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Malit të Zi për demarkacionin, gjegjësisht për rishikim në disa pika kontestuese, për Çakorrin dhe Kullën”, thonë këto burime.

Në anën tjetër, vetë shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj sot ka theksuar se para deputetëve përpos projektligjit për demarkacionin, do të përfshihet edhe deklarata e dy presidentëve për këtë çështje.

“Kjo marrëveshje dhe Ligji për ratifikimin që do t’i kalojë Parlamentit, duhet të jetë një dokument dhe duhet të votohen së bashku. Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat dhe përgatitjet për këtë. Kemi humbë gati 3 vjet për këtë dhe ndoshta na shkon edhe një javë, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe presidenti malazez Filip Vujanoviq në marrëveshjen e nënshkruar kanë pranuar që të rishikohet dhe të korrigjohet gjendja në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Megjithatë, seanca e cila ishte thirrur për të dielën ku pritej nuk të hidhej në votim marrëveshja e demarkacionit ishte shtyrë në afat të pacaktuar, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic, mëson se arsyeja e vetme e shtyrjes së kësaj seance janë mungesa e votave për demarkacion, e që pengesa kryesore pritet të jetë Lista Serbe.

Ndryshe, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkruar në gusht të vitit 2015. Edhe pse kanë kaluar gati tri vite nga ajo kohë, nuk arriti të ratifikohet në Kuvend për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja