PSG fiton klasikën franceze (Video)

PSG fiton klasikën franceze (Video)

Paris Saint-Germaini është treguar bindës në triumfin prej 3-0 përballë Olimpique de Marseille në derbin klasik të kampionatit francez. Rezultati u zhbllokua në minutën e dhjetë të takimit. Një gabim nga mbrojtja mysafire i mundësoi Kylian Mbappes që të dilte në rast, ai e kontrolloi me qetësi topin dhe e ndëshkoi kundërshtarin. Në vazhdim një […]

Rezultati u zhbllokua në minutën e dhjetë të takimit. Një gabim nga mbrojtja mysafire i mundësoi Kylian Mbappes që të dilte në rast, ai e kontrolloi me qetësi topin dhe e ndëshkoi kundërshtarin.

Në vazhdim një rast të mirë e pati Neymar, ndërsa disa minuta më pas, vizitorët gabuan sërish. Në tentim që ta largonte topin, Rolando e futi në portën e tij (27′).

Neymar përsëri u tregua i rrezikshëm, ndërsa në fund të pjesës së parë Dimitri Payet pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin. Sidoqoftë, me dy gola epërsi të nikoqirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Parisi realizoi sërish. Neymar shkoi në aksion nga ana e majtë dhe e gjeti Edinson Cavanin në zonë, i cili e pranoi topin, u rrotullua dhe shënoi (55′).

Mysafirët u treguan të rrezikshëm përmes Rolandos, Clinton N’Jie dhe Florian Thauvin, ndërsa PSG rrezikoi me anë të Angel Di Marias. Sidoqoftë, ndeshja u mbyll me rezultat 3-0 për vendasit.

Paris Saint-Germaini është lider i pakontestueshëm në Ligue 1 me 71 pikë. Rivali më i afërt është Monaco që numëron 57 pikë. Troyes është kundërshtari i ardhshëm i liderit.

Marseille mbetet në kuotën e 55 pikëve, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Nantes. /Telegrafi/

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin