Pranon të luaj për Kosovën – hendbollistja e Suedisë i bën dhuratë sportit për 10-vjetorin e shtetit të Kosovës

Pranon të luaj për Kosovën – hendbollistja e Suedisë i bën dhuratë sportit për 10-vjetorin e shtetit të Kosovës

Kosova e ka marrë një lajm tjetër të madh të premten mbrëma, në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit. Është hendbollistja e njohur Albana Arifi që ka vendosur të luajë për kombëtarën e Kosovës. Arifi 21-veçare ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, që e ka hendbollin e femrave shumë të […]

Arifi 21-veçare ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, që e ka hendbollin e femrave shumë të zhvilluar. Është paraqitur në nivel të lartë dhe ishte yll i përfaqësueseve. Ardhja e saj vlerësohet fitore e madhe për përfaqësuesen e Kosovës. Me Albanën në përbërje, Kosova do të jetë dukshëm më e fortë.

Albana Arifi për një kohë të gjatë ka menduar që t’i bashkohet Kosovës, por vendimin e ka marrë vetëm të premten mbrëma, një ditë para se Kosova të festojë dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për hendbollin kosovar, kjo është një dhuratë e madhe.

“Për këtë vendim Albana ka menduar një kohë të gjatë, ndërsa sot më ka njoftuar se e ka marrë vendimin që të luajë për Kosovën. Ajo e ka ndjerë një lloj presioni emocional që të jap kontributin për Kosovën, vendin e saj. Jo shumë kohë më parë ajo ka pasur një bisedë me përzgjedhësin e Suedisë, që i ka thënë të mos ngutet, por Albana pasi ka menduar gjatë ka vendosur për Kosovën”, ka thënë babai i Albanës, Rushit Arifi.

Kontakti i FHK-së me Albanën dhe familjen e saj ekziston prej se lojtarja i kishte 14-vjet. Ajo më pas nisi të luajë për U-15 të Suedisë dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat deri te U-20. Një lëndim i ligamenteve e ka frenuar paksa, por ajo është kthyer me plot sukses dhe po e vazhdon ecjen para në karrierë. Për shkak të lëndimit ka pauzuar afro një vit e gjysmë, por tashmë është plotësisht e gatshme. Ka gjasë që Albana të debutojë për Kosovën qysh në muajin e ardhshëm, nëse procedurat kryhen me kohë.

“Është vendim shumë i madh, pasi ka hequr dorë nga mundësia që të luajë për Suedinë, që e ka përfaqësuesen shumë të zhvilluar. Ajo ka luajtur në të gjitha ndeshjet, në të gjitha garat prej U-15 deri me U-20 të Suedisë. Tashmë bashkëlojtaret e saj janë në përfaqësuesen A të Suedisë. Kështu që nuk përjashtohej mundësia që ajo të luante edhe për Suedinë në të ardhmen. Por ajo ka vendosur për Kosovën, pasi ka dashur të jap kontributin e saj për vendin”, ka theksuar babai i hendbollistes.

Me përfaqësueset e reja të Suedisë, Albana ka arritur plot suksese ndërkombëtare. Ajo aktualisht është pjesë e ekipit suedez Eslovs. Por me këtë skuadër ka kontratë vetëm deri në mars, ndërsa tashmë është e vërshuar nga ofertat. Ndër të tjera ka shumë oferta nga Danimarka, që ka njërin prej kampionateve më të mirë të hendbollit të femrave dhe nga klubet më të mëdha të Suedisë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin