Plas korrupsioni në Izrael, njeriu më i afërt i kryeministrit pranon të jetë dëshmitar

Një nga ndihmësit më të afërt të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut ka pranuar të jetë dëshmitar që përfshin Natanjahun në lidhjet me korrupsionin, raportohet sipas mediave izraelite. Policia nuk e ka konfirmuar përfshirjen e Shlomo Filber kundër Natanjahut, por të gjitha mediat izraelite thanë se është arritur një marrëveshje për një bashkëpunim me Filberin, raporton […]
Policia nuk e ka konfirmuar përfshirjen e Shlomo Filber kundër Natanjahut, por të gjitha mediat izraelite thanë se është arritur një marrëveshje për një bashkëpunim me Filberin, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Filber, ish drejtori i ministrisë së komunikacionit nën Netanjahun, u arrestua me dyshimin për promovimin e rregulloreve me vlerë qindra milionë dollarë për kompaninë e telekomunikacionit Bezeq.
Raportet erdhën menjëherë pas një pohimi se një shok i tij u përpoq për të marrë ryshfet nga një gjykatës në shkëmbim të ngritjes së akuzave kundër gruas së Netanjahut.
Kryeredaktori i gazetës izraelite “Haaretz” tha “Këto janë ditët e fundit të Benjamin Netanjahut si kryeministër”.
Zhvillimet e fundit vijnë disa ditë pasi policia njoftoi se kishte prova të mjaftueshme për të paditur Netanjahun për ryshfet, mashtrimin dhe shkeljen e besimit në dy raste të veçanta./Periskopi/












