Pacolli arrin marrëveshje me Haradinajn, pranohet propozimi i LDK’së për demarkacionin

Pacolli arrin marrëveshje me Haradinajn, pranohet propozimi i LDK’së për demarkacionin

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për Demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli Përfundimisht, të mërkurën […]

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për Demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli

Përfundimisht, të mërkurën do të kalojë demarkacioni. Kjo pasi Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK’së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët.

Këtë e ka konfirmuar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli për Express.

“Me Kryeministri sot pas një bisede të gjatë. Dallimi  mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli.

“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.

“Ishte vështirë por jam shumë i lumtur që ndodhi. Pa kushtëzime, por në mënyrë pozitive dhe duke menduar për të ardhmen e të të rinjve ”.

Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.

Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik