Nëse pini një nga këto medikamente mund të pësoni goditje në tru ose sulm në zemër

Nëse pini një nga këto medikamente mund të pësoni goditje në tru ose sulm në zemër

Studiuesit  kanë zbuluar sot rrezikun e saktë të një sulmi në zemër ose goditje në tru nga marrja e disa ilaçeve të zakonshme kundër dhimbjeve, shkruan Daily Mail. Rreziqet në zemër nga përdorimi i ibuprofen, celecoxib, acid mefenamic, diclofenac dhe naproxen – të marra nga miliona në mbarë botën për të zbutur dhimbjen – janë […]

Rreziqet në zemër nga përdorimi i ibuprofen, celecoxib, acid mefenamic, diclofenac dhe naproxen – të marra nga miliona në mbarë botën për të zbutur dhimbjen – janë vlerësuar si të larta.

Ekspertët tajvanezë  kanë arritur në përfundimin se pesë tableta mund të ndikojnë mbi  zemrën  brenda katër javëve, por disa janë më të rrezikshme se të tjerat.

Ata vlerësuan shanset e një goditjeje të madhe kardiovaskulare për secilin prej analgjezëve popullor, duke përdorur të dhëna nga 5600 të rritur me hipertension – presion të lartë të gjakut.

Ata zbuluan, mesatarisht, se një në 330 të rritur që kanë përdorur ibuprofen, do të përjetojnë një atak në zemër apo goditje në tru brenda katër javëve.

Megjithatë, ky medikament që mund të gjendet në ccdo farmaci, është  tre herë më pak i rrezikshëm se celecoxib,  gjë që do të thotë se 1 në 105 të rritur mund të përjetojnë një atak në zemër ose goditje në tru.

Shkencëtarët gjetën acidin mefenamik që përbën kërcënim më të vogël, me vetëm 1 në 394 përdorues që pritet të pësojnë një goditje në tru apo sulm në zemër.

Një në 245 të rritur do të vuajë një shqetësim kardiovaskular nga marrja e diclofenak – e ndaluar të shitet në Mbretërinë e Bashkuar tre vjet më parë për shkak të rreziqeve të saj.

Por , nëse përdorni naproxen, një medikament që merret pa recetë në farmaci, rreziku për sulm në zemër apo tru është në raportin 1 në 214 të rritur.

Gjetjet,  e botuar nga British Journal of Clinical Pharmacology, nxjerrin në pah rreziqet e njohura për marrjen e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide.

Një grup provash kanë  dalë në vitet e fundit, duke i lidhur medikamentet  e marra gjerësisht me sulmet në zemër dhe me arrestet kardiake – të cilat mund të vrasin brenda disa minutave.

Por disa studime të botuara deri më tani kanë qenë në gjendje të llogarisin rrezikun e saktë të ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare ndërmjet NSAID-ve të ndryshme.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve